Nëna Parti

Klejd Guza : Muzikant dhe kompozitor shqiptar, i lindur në Durrës. Fillimet e mia në muzikë datojnë rreth moshë dhjetë vjecare, kur babai më jep kitarën e tij dhe më meson akordet e para. Në atë periudhë nisa të përfshihem në qendrën kuturore të qytetit Shijak, por pasioni per muzikën u zhvillua më vone, paralelisht me kohën kur zbulova zhanret rock dhe metal.

Gjatë viteve të studimit ne universitet, nisa të angazhohem ne grupe te ndryshme, në një farë mënyre i dyzuar mes muzikes dhe inxhinierisë. Në këto vite krijova bandën e parë muzikore, Centrazlized, në zhanrin “stoner rock“. Aty nisën dhe kompozimet e para të mirëfillta. Në vitet në vazhdim kam qenë pjesë e grupit Crossbones ne kitare bas.

Aktualisht jam pjesë e grupeve muzikore Threefiftysixam ne sintetizator dhe Nëna Parti, ku në këtë të fundit gjej mundesinë të eksperimentoj si në anën e tingullit, por edhe të imazhit dhe gjendjes që krijon muzika.

instagram - klejdguza_