Into Thin Air

Into Thin Air është krijuar në maj 2016. Ka nisur nga një jam session spontan që më vonë u kthye në një projekt më serioz që ka për synim kryesor kompozomin e muzikës origjinale pa barriera.

Alban Muskaj: Kam studiuar piano deri në vitin e parë të shkollës së mesme dhe më pas studiova kontrabas deri në vit të parë Universitet. Më pas u shkëputa nga studimi për muzikë klasike. Mbarova fakultetin për Fizioterapi dhe tani punoj si Fizioterapist dhe Trainer personal.

Bashkë me Anin dhe Ledio Bilalin (ish bateristi jonë, i cili jeton tani jashtë Shqipërisë) kemi krijuar grupin Into Thin Air para 5 vjetësh dhe luaj si basist. Muzika që më pëlqen është progressive rock, post rock, funk metal, nu metal dhe grupe si: Limp Bizkit, Red Hot Chili Peppers, Rage Against the Machine etj.

Ani Alipaj: Kam filluar të luaj që në moshën 19 vjeç po grupin e parë e kam krijuar në moshën 21 vjeç. Muzika që luaj më së shumti është progressive, që përfshin shumë nën zhanra dhe post rock, muzikë të cilën e ushtroj edhe me grupin Into Thin Air. Shtysa ime për të luajtur muzikë ka ardhë nga dëshira për të riprodhuar në instrument muzikën që dëgjoja. Në fillim kisha shumë dëshirë të luaja ato këngë që më pëlqenin dhe më vonë kjo gjë u transformua në dëshirë për të shkruajtur muzikë origjinale.

Inkurajimin më të madh e kam patur nga motra ime dhe më vonë nga miqt e mi dhe njerëzit që më kanë ndjekur nëpër performacat e mija live. Në periudha të ndryshme më kanë influencuar muzikantë e grupe të ndryshme. Një ndikim të madh në shijet e mija muzikore ka patur një kitarist tepër underground që quhet Buckethead dhe një bashkëkohës i tij që quhet Ron Thal Bumblefoot. Po më vonë kanë dikuar shumë grupe e muzikantë të tjerë si p.sh. Massive Attack, Archive, God is an Astronaut, Tides from Nebula, Animals as Leaders, Tesseract, Chon, Periphery e shumë të tjerë… Një nga muzikantët shqiptar që vlerësoj më së shumti është Bojken Lako të cilin e shoh si një nga inovatorët më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe me të cilin kemi patur fatin ta kemi si guest vocal në një nga këngët tona, e cila quhet "Blame the milky way".

Eugen Herri: Jam 23 vjeç dhe kam lindur në Tiranë. Jam i angazhuar në muzikë si baterist i grupit Into Thin Air në 2018-tën, por gjithashtu jam Producent, Inxhinier Miksimi dhe Inxhinier Regjistrimi në Studio, kryesisht për muzikë Rap Hip-Hop, Soul, RMB, Acoustic Folk and Pop. Kam filluar të merrem profesionalisht me punën në studio në moshën 19 vjeçare. Artistët e mi të preferuar janë: John Keek, Braxton Cook, Dijon, D’Angelo, John Coltrane.

instagram - intothinair_al