Shqipja qysh u është dukur

Shqipja qysh u është dukur? SA e ëmbël, sa e bukur! Çfarë kanë thënë dhe çfarë kanë kënduar për gjuhën tonë Prej shekujsh studiuesit kanë shtruar pyetjen e madhe: “Kur është shkruar gjuha shqipe?” dhe janë përpjekur t’i japin asaj përgjigje, duke kërkuar dokumentim dhe duke shkuar kështu thellë te rrënjët e kulturës së shkruar shqiptare. Megjithatë ka mbetur pa u shtuar një pyetje e qenësishme: “Përse do të shkruhej shqipja?” Pa asnjë shtysë të fuqishme nuk mund të ndodhte ky akt, që është zanafilla e një jete të dytë, historike e pavdekësisë së një populli. Arkeologjia ka zbuluar kultura të lashta mijëvjeçare, por atje ku nuk ka pasur shkrim, nuk mund të thuhet me siguri se cilit popull i përkasin ato. Me shkrimin jo vetëm ndahet historia nga prehistoria e një populli, por edhe kjo histori bëhet e pashlyeshme. Përderisa pyetja “Përvse?” nuk është shtruar, as nuk kemi përpjekje të gjera e të hershme për t’i gjetur asaj përgjigje, ashtu për pyetjen “Kur?” Prandaj me aq sa është e mundur në këtë hap të parë do të prek dy anë kryesore të pyetjes “Përse?”.
...e plote e shkurter

Shtëpia botuese "Albas"
Viti i botimit: 2016
ISBN: 978-9928-02-796-2