Shqipja na bën shqiptar! - Episodi i parë


References

Slides list - 0 / 0

Jeta e Autorit

Xhevat Lloshi
Xhevat Lloshi
Xhevat Lloshi ka lindur në Fier më 28 janar 1938. I diplomuar më 1958 me rezultate të shkëlqyera për gjuhë ruse dhe gjuhë shqipe nga Universiteti i Tiranës, më 1961 filloi punën në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, në sektorin e leksikografisë, dhe qysh atëherë e deri më sot i është përkushtuar gjuhësisë, e cila është bërë pasioni i tij i jetës. Veprimtarinë botuese e ka nisur që në vitin e parë të punës, duke u bërë autor i përhershëm në revistat “Arësimi popullor”, “Studime filologjike”, “Studia albanica”, “Gjuha jonë”, “Ylli”, “Nëntori”, “Tribuna e gazetarit”, po edhe në shtypin e përditshëm, pothuaj në të gjitha gazetat para ‘90-s, sidomos në gazetën “Drita”, dhe, pas ‘90-s, në organe të shtypit shkencor e të përditshëm që botohen në hapësirat shqiptare.