Shqipja gjuh e hapur dhe dinamike

Vepra studimore e autorit Xhevat Lloshi “Shqipja gjuhë e hapur dhe dinamike”, bën fjalë për kapërcimin krizës aktuale ku gjuhëtarët duhet të rifillojnë gjallërisht detyrën e tyre, t'u imponohen me autoritet shkencor institucioneve dhe komunikimit publik, të mos e lënë kulturën e gjuhës në duart e dashamirësve diletantë që shkruajnë në shtyp. Ndër të tjera autor në këtë vepër i përmbahet mendimit se; librat, punimet, shkrimet, artikujt, diskutimet në këtë lëmë kanë dy karakteristika themelore: e para, ato shërbejnë për ta përçuar politikën, por në mënyrë që ajo të bëhet e pranueshme, bindëse ose tërheqëse. E dyta, ato karakterizohen nga protagonizmi, domethënë autorët duan të tregojnë veten, të imponojnë veten, të nxjerrin përfitime për veten sot dhe në perspektivën historike. Studimi i historisë së saj kërkon një interpretim shkencor, i cili të mos e nxjerrë këtë studim përtej caqeve shkencore, të mos e shndërrojë atë në armë të luftës politike aktuale dhe të protagonizmit të aktorëve të rinj, e më konkretisht të mos e riaktualizojë luftën për pushtet në gjuhë, synimin për mbizotërim dhe hegjemonizëm. Në kontestimin prej vitit 1991 u ringjall pikërisht problematika e mbisundimit, ndërsa arsenali i kundërvënieve të mësipërme është makiazhi i saj. Në rast se interpretimet në diskutimin e sotëm do të heqin dorë nga kjo mënyrë dhe nga protagonizmi, kemi shpresë se do të kalojmë në hullinë e shkencës së mirëfilltë, do ta kapërcejmë konfliktin gjuhësor, do të merremi me përpunimin e një politike gjuhësore të orientuar nga e ardhmja dhe jo nga fantazmat e së kaluarës, kurse një politikë e tillë do të ndihmonte për të kapërcyer edhe krizën e planifikimit e të kodifikimit gjuhësor. Për kapërcimin krizës gjuhëtarët duhet të rifillojnë gjallërisht detyrën e tyre, t'u imponohen me autoritet shkencor institucioneve dhe komunikimit publik, të mos e lënë kulturën e gjuhës në duart e dashamirësve diletantë që shkruajnë në shtyp. Hapi i parë është të përpiqen për rivendosjen e prestigjit të gjuhës standard. Për gjuhën shqipe letrare nevojitet koncepti i gjuhës së hapur dhe i dinamizmit, si baza e një orientimi të gjerë kulturor kombëtar që të përballojë sfidën e kohës dhe të jetë koncepti mbizotërues i politikës dhe planifikimit gjuhësor për një të ardhme të kapshme. Autorët e vjetër e bënë shqipen gjuhë të shkruar. Rilindasit e bënë gjuhë të kombit. Pas Pavarësisë ajo u shndërrua në shqipen e sotme dhe të një jete shtetërore. Më 1972 i dhamë trajtë si gjuhë standard të mbarë kombit. Tashti, në mijëvjeçarin e tretë na duhet shqipja e hapur për etapën e identitetit në rrethanat e lëvizjes e të shpërhapjes, të dygjuhësisë dhe të integrimit, na duhet shqipja dinamike në epokën e globalizmit
...e plote e shkurter