Rreth alfabetit të shqipes

Shkrimi i një gjuhe është dukuri kulturore, që zakonisht mund të përcaktohet se cilës kohë i takon si datë, sepse me shkrimin nis jo vetëm historia e asaj gjuhe, por edhe vetë historia e dokumentuar e popullësisë. Ata që fillojnë ta shkruajnë për herë të parë një gjuhë menjëherë ndeshen me çështjen e alfabetit. Popujt që kanë krijuar alfabetet e njohura të njerëzimit janë fare të paktë, rrjedhimisht, gjithë të tjerët kanë përdorur shkronjat e një gjuhe të huaj ose i kanë përshtatur në ndonjë mënyrë. Në këtë rast nënkuptohet se autorët e teksteve të zanafillës kanë qenë dygjuhësh, madje e njihnin shkrimin e një gjuhe tjetër dhe e kanë përshtatur për gjuhën e vet apo edhe anasjelltas. Edhe për shqipen do të themi atëherë se ka nisur të shkruhet me alfabete të marra prej gjuhësh të tjera, të cilat i kanë njohur autorët tanë të kulturuar si dygjuhësh.
...e plote e shkurter

Shtëpia botuese "Logos-A"
Viti i botimit:2008
ISBN: 9989-58-268-8