Mbështetje për gjuhën letrare

Gjatë këtyre viteve të përmbysjeve të mëdha politike e shoqërore në Shqipëri u sulmua edhe gjuha shqipe letrare, madje u vu në pikëpyetje edhe parimi “Një gjuhë – një komb”. Me argumentime shkencore dhe historike, disa herë edhe me një stil të forte polemic, autori i këtij libri, dr. Xhevat Lloshi, po gjatë këtyre viteve ka shkruar për të provuar se “Gjuha letrare është një arritje e rëndësishme e kulturës shqiptare”. Disa nga punimet botohen për herë të parë shqip, pasi ato janë lexuar në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe ishin botuar vetëm në gjuhë të huaj. Një libër jo vetëm për mësuesit e studentët, por për dashamirësit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.
...e plote e shkurter

Shtëpia botuese "Toena"
Viti i botimit: 1997