Kostandin Kristoforidhi Bibla në gegërisht Kriesa Te Dalete 1872

Deri në gjysmën e dytë të shekullit i asnjë libër i plotë nga Dhiata e Vjetër nuk dihet që të jetë botuar i përkthyer shqip. Më 1555 Gjon Buzuku kishte përgatitur dhe kishte shtypur të parin libën shqip, që njohim deri më sot: Mesharin. Kjo vepër synonte ë shërbesat të bëheshin shqip në kishë. Buzuku prej vitesh kishte predikuar shqip, i kishte hartuar lutjet dhe lëndën tjetër e më në fund kishte vendosur t’i paraqiste në një vëllim. Ishte e natyrshme që mjaft pjesë të kësaj lënde do të përktheheshin nga Bibla. Prej dy librave të parë të Dhiatës së Vjetër, për të cilët do të bëhet fjalë këtu, ai ka dhënë sipas rastit nga pak rreshta ose copa të shkurtra. Nga Gjeneza janë të pranishme radhë prej nëntë krerëve: 1 (1-31), 2 (1-2), 5 (31), 6 (1-22), 7 (1-24), 8 (1-21), 22 (1-29), 27 (6-40), 37 (6-22). Nga Eksodi ka radhë prej shtatë krerëve: 12 (1-12), 14 (24-31), 15 (1-3, 27), 16 (1-7), 20 (12-24), 24 (12-18), 32 (7-14). Ndonëse kanë kaluar katër shekuj e gjysmë, cilësia e përkthimit edhe për sot është mjaft emirë nga pikëpamja gjuhësore. Në studimet tona kjo është shpjeguar me praninë e një tradite të gjatë shkrimi përpara tij, ndonëse autori vetë pohon diçka në mospajtim me këtë. Për pasojë, e quaj me vend të shtoj një shpjegim tjetër, i cili rrjedh prej një këndvështrimi të ndryshëm nga ai që është mbajtur deri më sot. Gjon Buzuku nuk ka qenë thjesht një përkthyes dhe, rrjedhimisht, libri i tij nuk ishte një përkthim i zakonshëm, për të cilin mjafton të gjendet origjinali në një gjuhë tjetër. Buzuku ushtronte veprimtarinë e vet të përditshme me një grigjë shqiptarësh. I përgatiste tekstet përkatëse dhe i lexonte herë pas here sipas ditëve të caktuar. Gjatë përsëritjeve në këtë komunikim të drejtpërdrejtë ai e ka lëmuar vijimisht shtjellimin shqip për ta bërë të kuptueshëm edhe më të dëgjuar. Pa asnjë dyshim, ka qenë edhe autor i përgatitur e me dhunti. Ndërsa kur ka vendosur ta botonte lëndën e grumbulluar, do të jetë mbështetur te disa libra të ngjashëm latinisht, italisht e kroatisht sidomos për renditjen, për sistemimin, madje po ata libra i ka pasur nëpër duar kur përgatitej të ligjëronte shqip. Ndërkaq, i gjithë teksti është hartuar duke mbajtur para sysh një shërbestar tjetër, të cilit i drejtohej për të përdorur ashtu si kishte bërë vetë Buzuku. Nga ky këndvështrim mund të quhej edhe një tekts didaktik me të adresuarin të përfshirë brenda trajtimit. Veçantia e Buzukut, që e dallon prej përkthyesit të zakonshëm, është pikërisht kjo: ai i ka përgatitur pjesët e përkthyera për t’i përfshirë në një veprimtari shërbese, që t’i merrte të gatshme shqip një tjetër dhe jo për të nxjerrë një tekst të përkthyer si qëllim e si lexim në vetvete. Besoj se kështu marrin kuptim edhe fjalët e tij në Pasthënie, se përpara tij nuk kishte gjë tjetër prej shkrimeve të shenjta.
...e plote e shkurter

Shtëpia botuese: "Shoqeria Biblike Nderkonfesionale e Shqiperise"
Viti i botimit: 2009
ISBN: 978-99943-55-62-4