''Shkrimtari formohet në fëmijëri'' - Episodi i tretë


References

Slides list - 0 / 0

Jeta e Autorit

Nasi Lera
Nasi Lera

Nasi Lera u lind në Korçë, më 29 Shtator 1944, ku mbaroi shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, në degën gjuhë-letërsi shqipe.

Që në fillesat e tij si letrar i ri, ai tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës, madje që në tregimet e para të cilat spikatnin për nivelin e tyre të lartë artistik. Botimet e librave të tij, në pak vite e radhitën atë në emrat më të njohur të brezit të shkrimtarëve shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Veprat e tij u vlerësuan menjëherë me çmime në konkurset kombëtare si dhe me Çmimin e Republikës. Përgjatë gjithë karrierës së tij në krijimtarinë artistike, ai ka botuar dhe pëkthyer shumë romane dhe tregime.