Ëndrra e Damokleut

Në sfond të këtij romani janë ngjarje tragjike të marsit 1997, vitit të çmendurisë kolektive të shqiptarëve pas shembjes së të ashtuquajturave shoqëri piramidale. Ergysi dhe Linda, njëri student në degën e letersisë, tjetra studente për pikturën në Akademinë e Arteve paguajnë haraçin e rëndë të kësaj çmendurie dhe të urrejtjes së ndërsjellë të familjeve të tyre të armiqësuara në kalvarin e gjatë absurd të luftës së klasave. “Ëndrra e Damokleut” është botuar për herë të parë në vitin 2001. Ai vjen i katërti në ciklin prej pesë librash “Burgjet e kujtesës” ku secili roman qëndron më vete, pa lidhje me të tjeret (“I humburi”, ”Kufoma”, ”Dragoi i fildishtë”, ”Lëkura e qenit”) veç një frymë të përbashkët që sjell ngjyrat e epokës. Shumë shpejt ky roman u botua në Francë në vitin 2002 dhe u ribotua po atje nga e njëjta shtëpi botuese “Rivages” në format libër xhepi ne 2003. Vijojnë pastaj botimi në greqisht nga shtëpia botuese “Kedros”, në bullgarisht në 2005 nga shtëpia botuese “Aton”, në italisht në 2011 nga shtëpia botuese “Besa” dhe në spanjisht në 2014 nga shtëpia botuese “Siruela”. Ai ka fituar çmimin ndërkombëtar Balkanika -2002 dhënë në Sofie të Bullgarisë. Ka fituar gjithashtu çmimin e librit më të mirë në prozë për vitin 2002 , dhënë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
...e plote e shkurter

Shtëpia botuese: "TOENA"

Viti i botimit: 2015

ISBN: 978 9928 205 18 6