Kufoma

Realitet që i ngjan makthit dhe makthe të pranishme po aq sa realiteti, në këtë atmosferë e çon ekzistencën personazhi i Kufomës. Në një lojë si macja me miun me hetuesin Valmir D., i tjetërsuar prej regjimit totalitar deri në atë pikë sa të ndihet e të shtiret Anonim, i ndjekur hap pas hapi prej Mallkimit të tij, me njëmijë frikëra në shpirt, nën trysninë e traumave të rënda shpirtërore, Festim Gurabardhi mbërrin në prag të vetëvrasjes dhe çmendurisë.

Pas 'Ne të tre', 'Karuseli', 'I humburi', që e kanë renditur autorin në rradhën e prozatorëve më të suksesshëm të viteve të fundit, romani i katërt i Fatos Kongolit, 'Kufoma', është padyshim një hap cilësor dhe ambicioz.
...e plote e shkurter

Shtëpia botuese: "ÇABEJ"

Viti i botimit: 1994