Dragoi i fildishtë

Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris. Prej andej rrëfimi shpërngulet në kohë dhe hapësirë, vendoset në Pekin, në mjediset studentore të fillimit të viteve '60, ku protagonisti ka kryer studimet. Por a mund të ketë të ardhme dashuria e një shqiptari me një kineze?

Në gjurmë të ca jetëve të rrënuara, në këtë roman, ndër më tërheqësit dhe më të veçantët e letrave shqipe të pesëmbëdhjetë viteve të fundit, Kongoli sjell mjeshtërisht ngjyrat e një epoke.

"Dragoi i fildishtë" është i treti në ciklin prej pesë romanesh: "Burgjet e kujtesës", ku përfshihen "I humburi", "Kufoma", "Ëndrra e Damokleut" dhe "Lëkura e qenit".

...e plote e shkurter

Shtëpia botuese: "TOENA"

Viti i botimit: 2009

ISBN: 978 99943 1 073 9