Fatos Kongoli

Akademik - Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan, është shkrimtar i shquar shqiptar. Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës. Kongoli është fitues për tri edicione radhazi i Çmimit Kombëtar “ Penda e Argjendë” dhe në vitin 2005 fiton Çmimin e Lartë “ Penda e Artë”, dhënë nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë. Është fitues i çmimit ndërkombëtar "Balkanika". Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për vitin 2006, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. Fatos Kongoli është fitues i Çmimit francez “Kalorës i Legjionit të Nderit”.

Fatos Kongoli është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.