''Rrezet që mbeten!'' - Episodi i dytë


References

Slides list - 0 / 0

Jeta e Autorit

Diana Çuli
Diana Çuli

Diana Çuli ka lindur në Tiranë, ku ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Në vitet 1974-1990 ka punuar si gazetare në gazetën kulturore-letrare DRITA dhe më pas në revistën Les Lettres Albanaises, ku botohej letërsi shqipe në gjuhën frënge. Të dyja ishin organe kulturore dhe letrare të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Me ardhjen e sistemit demokratik Diana Çuli u angazhua me shoqërinë civile, me lëvizjen e gruas dhe zgjidhet Presidente e Forumit të Pavarur të Gruas Shqiptare, një organizatë e vlerësuar me çmimin e lartë të Bashkimit Europian për Kontributin në fushën e të drejtave të grave.

Në vitet 2005-2009 zgjidhet deputete në Parlamentin Shqiptar.