Vrasje në Kryeministri

Në zyrat e Kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është vdekje e natyrshme apo vetëvrasje me shumë pikëpyetje nga pas?

Kush është fajtori?

Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka, këshilltarja e re për kulturën, por e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime.

Një udhëtim marramendës nëpër Ballkan, ku kufijtë e padukshëm të të fshehtave zgjerohen drejt një misteri edhe më të madh e më të ndërlikuar.

Diana Çuli, pas « Hotelit të drunjtë », vjen përsëri me një thriller, por kësaj here ngjarjet zhvillohen në hapësira më të mëdha e me komplote ndërkombëtare, ku vërtiten personazhe gjithfarësh: të mistershëm, të thjeshtë në dukje, të dashur, por të dyshimtë e shpesh të pakuptueshëm.
...e plote e shkurter

Shtëpia botuese: " DUDAJ"

Viti i botimit: 2018

ISBN: 978 999 43 0 564 3