Engjëj të armatosur

Botuar në vitin 2007 nga Botimet TOENA ky roman është vlerësuar nga kritika si romani më i mirë i shkruar për periudhën e Luftës së Dytë Botërore në letërsinë shqipe të këtyre dekadave. Subjekti është frymëzuar nga një histori e vërtetë: Aleksi dhe Dorotea, dy partizanë të ushtrisë Antifashiste dashurohen me njeri tjetrin, duke thyer kështu rregullat e rrepta të luftës. Komanda partizane dënon me pushkatim Dorotenë dhe me heqje të të gjitha gradave ushtarake Aleksin. Më pas, pas vdekjes së të dashurës, ai i del i vetëm përpara gjermanëve dhe, pasi mbaron të gjitha municionet e lë veten që ta vrasin.  Romani është një analizë e lojës së pushtetit që në embrionin e tij, e sjelljeve të njerëzve në situata ekstreme, e tradhtisë, dashurisë, besnikërisë dhe pabesisë. Përkthyer e botuar në Itali nga shtëpia botuese BESA me titullin Angeli Armati.  Ka njohur disa ribotime.
...e plote e shkurter

Shtëpia botuese: "TOENA"

Viti i botimit: 2007

ISBN: 978 99943 1 495 9