Dreri i troruareve

Romani Dreri i trotuareve u botua për herë të parë në vitin 1989. Në qendër të subjektit është një grup studentësh të Fakultetit të Filologjisë në Tiranën e viteve shtatëdhjetë.

Vera dashuron Fredin, por ai e braktis për një tjetër. Ndërkohë Vera është shtatzanë dhe nuk di si ta zgjidhë problemin, në një sistem ku aborti është i ndaluar dhe ku shoqëria është shumë konservatore. Alekoja, shoku i tyre arratiset në kanalin e Korfuzit dhe mbytet në det. Linda, motra e Fredit, martohet me një djalë nga familjet e Byrosë Politike, por edhe asaj nuk i shkon shumë mbarë kjo martesë.

Ky roman ka mbi njëzetepesë vjet që ribotohet pothuajse çdo vit, ka qenë pjesë e programit të shkollave të mesme dhe vazhdon të jetë hit në leximet e brezave të rinj.
...e plote e shkurter

Shtëpia botuese: "TOENA"

Viti i botimit: 2017

ISBN: 978 999 43 1 755 4