Diana Çuli

Diana Çuli ka lindur në Tiranë, ku ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Në vitet 1974-1990 ka punuar si gazetare në gazetën kulturore-letrare DRITA dhe më pas në revistën Les Lettres Albanaises, ku botohej letërsi shqipe në gjuhën frënge. Të dyja ishin organe kulturore dhe letrare të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Me ardhjen e sistemit demokratik Diana Çuli u angazhua me shoqërinë civile, me lëvizjen e gruas dhe zgjidhet Presidente e Forumit të Pavarur të Gruas Shqiptare, një organizatë e vlerësuar me çmimin e lartë të Bashkimit Europian për Kontributin në fushën e të drejtave të grave.

Në vitet 2005-2009 zgjidhet deputete në Parlamentin Shqiptar.

Botime:

Vëllime me tregime:

Jehonat e jetës;

Ditët e Teutës;

Sheshi i Spanjës,

Romane:

Zëri i largët,

Rrethi i kujtesës,

Dreri i Trotuareve,

Rekuiem,

Dhe nata u nda në mes,

Diell në mesnatë,

Engjëj të armatosur,

Gruaja në kafe,

Hoteli i Drunjtë.

Vrasje në kryeministri

 

Skenarë për filma artistikë:

Hije që mbeten pas – bazuar në romanin Zëri i largët, regjia Esat Mysliu.

Bregu i ashpër, - regjisore Drita Bregu

Dashuri Europiane: film serial – artistiko-edukativ – regjia Ylli Pepo, prodhim i RTSH.

Skenari i filmit Rrethi i Kujtesës është bazuar në romanin e saj me të njëjtin titull, shkruar nga Roland Gjoza, me regji të Esat Mysliut.

Romani Dreri i trotuareve ka qenë pjesë e leximeve letrare në programet shkollore për 15 vjet.

Romanet Diell në mesnatë dhe Engjëj të armatosur janë botuar në gjuhën italiane nga shtëpia botuese italiane BESA. Romani Gruaja në kafe është botuar në Maqedoni. Mjaft tregime dhe novela të Diana Çulit janë botuar në Francë, Rusi, Kanada, Maqedoni, Bullgari dhe në Kinë.

Teatër: 2002 – Drama NEMESIS vihet në skenë në teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës dhe në teatrin Kombëtar , me regji të Vasjan Lamit.

Botime të tjera: artikuj, rubrika, studime lidhur me letërsinë, artet e kulturën, barazinë gjinore etj. në organe të ndryshme të shtypit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Më e njohura: Ese për gruan Shqiptare, Shtëpia Botuese Dora D’Istria.

Përkthime:

Nga anglishtja:

Fareed Zaharia, Barrington Moore, Elisabeth Gilbert, John Irving, etj.

Nga frengjishtja: Jean-Paul-Sartre, Simone de Beauvoir, Irene Nemirovski, Mark Levi, Patrick Modiano, Andre Gide, Ana Gavalda, etj.

Nga italishtja: Umberto Eco, Alberto Bevilacqua, Oliviero La Stella, Carmine Abate, Federico Moccia, etj.

II

Përvoja në fushën e gazetarisë, medias audiovizive dhe asaj të shkruar:

Para vitit 1991 :

  • Gazeta Studenti : (sekretare e kolegjumit) – organ i studentëve të Universitetit Shtetëror të Tiranës.
  • Gazeta DRITA dhe revista Les lettres Albanaises – organe të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.

Pas vitit 1991 :

Autore e rubrikës LIBRI – në suplementin letrar të gazetës MAPO, 2016-2017.

-Anëtare e Bordit të Qendrës Kombëtare të kinematografisë. 2019 e në vazhdim

  • Drejtuese e Emisionit Kronikë e Pambaruar – emision kulturor i televizionit Ora News –2013-2019
  • 2014-2018 – anëtare e bordit të Arkivit të Filmit Shqiptar (AQSHF)
  • Anëtare e Këshillit Etik të RTSH.
  • 2005 – 2009 - Anëtare e komisionit të medias, kulturës dhe arsimit në parlamentin shqiptar. Anëtare e këtij komisioni në delegacionin shqiptar në Strasburg.
  • 1991 – 2005: Drejtore e revistave Gruaja dhe Koha dhe Penda e Gruas – organe të Forumit të Pavarur të Gruas Shqiptare.

 

III

Për veprimtarinë e saj letrare Diana Çuli është vlerësuar me:

  • Urdhërin “Naim Frashëri” të klasës III, 1988;
  • me çmimin e parë të Jurisë Mesdhetare për Letërsinë Femërore në Marsejë, për novelën Sheshi i Spanjës, 1996;
  • me çmimin e parë të Jurisë Franko-Shqiptare në Paris për dramën NEMESIS; 
  • me çmimin Shkrimtarja më e mirë e vitit për romanin Engjëj të armatosur, në vitin 2007 nga komisioni i Panairit të Librit;
  • me çmimin Përkthyesja më e mirë e vitit, nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në vitin 2017;
  • Me çmimin Libri më i mirë i vitit 2019,  për romanin Vrasje në kryeministri nga juria e Fondacionit KULT, 2019.  

Është vlerësuar edhe me Urdhërin OMRI të Republikës Italiane, akorduar nga Presidenti Napolitano, ‘për kontributin e dhënë në shkëmbimet sociale e kulturore midis dy vendeve’.