Emri im është Jonida Metaj. Jam lindur dhe rritur në qytetin e Beratit. Prej tre vitesh banoj në Tiranë. Momentalisht jam drejt përfundimit të ciklit Bachelor, në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, në Universitetin e Tiranës.
Dëshira për të qenë pjesë e fushës së gazetarisë është e hershme. Fillesat i ka që në fëmijëri, aty kur lapsi kthehej në mikrofon dhe pasqyra në televizor. Tani një nga objektivat e mia është të jem sa më pranë këtij profesioni dhe ti dedikoj gjithë aftësitë e mia.
Sa më shumë eksperienca po kaloj në këtë fushe aq më shumë dua të jem pjes e krijimit apo ofrimit të pozitivitetit tek njerëzit. Qëllimi im është të jem një gazetare që ofron zgjidhje dhe kenaqësi.
Zhanri i preferuar gazetaresk është reportazhi dhe dokumentari. Gjithnjë tregoj interes për punime të tilla, të cilat mund të sjellin ndryshim në jetën e dikujt. Në këtë periudhë jam pjesë e një intershipi në RTSH, aty ku po më jepet mundësia të njihem me median publike dhe të provoj veten në zhanre të ndryshme të gazetarisë.“NUK JEMI KAVIE EKSPERIMENTALE” ishte kjo fjalia që dëgjohej në britmat e maturantëve në protestën e tetorit të vitit 2016.
Çfarë e shkaktoi këtë protestë? Si ishin maturantët dje dhe si janë sot?
Çfarë proçesi duhet të kaloj një maturant drejt të ardhmes së tij?
Këto janë disa nga pyetjet e shtruara në realizimin e këtij artikulli.