Unë jam Jetmira Kasemi, një gazetare e re por e apasionuar. Kam lindur më 30 qershor 1998 në Tiranë, fëmija i vogël e një familjeje të madhe.
Pasioni për gazetarinë më lindi vonë, pasi zbulova skutat më të errëta të saj dhe mësova se çdo të thotë vërtet të jesh një gazetar.
Kontaktin e parë e kam pasur me televizionin, dhe më pas me këtë profesion.
Thonë se radioja është dashuria më e madhe e një gazetari, e unë pata fatin që punën e parë ta kisha në një radio të njohur të kryeqytetit, ku zhvillova aftësitë e mia interpretative si dhe mënyrën e duhur për të përcjellë lajmi.
Natyra ime empatike më bën më të afërt me kauzat sociale. Motoja ime gazetareske është ”Një gazetar i mirë raporton veçanërisht kur bëhen padrejtësi”.
Momentalisht jam gazetare në një televizio kombëtar të vendit tonë, dhe synoj t’i ngjis shkallët e karrierës me vendosshmëri, durim e disiplinë.
Investigimi më jep mundësinë të ngre zërin aty ku unë mendoj se është e nevojshme.
“NUK JEMI KAVIE EKSPERIMENTALE” ishte kjo fjalia që dëgjohej në britmat e maturantëve në protestën e tetorit të vitit 2016.
Çfarë e shkaktoi këtë protestë? Si ishin maturantët dje dhe si janë sot?
Çfarë proçesi duhet të kaloj një maturant drejt të ardhmes së tij?
Këto janë disa nga pyetjet e shtruara në realizimin e këtij artikulli.