Ervin Goci ka mbaruar studimet për Filozofi në Universitetin e Tiranës, studimet pas-universitare i ka patur të orientuar në Shkencat Humane, dhe ne vijim ka vazhduar studimet doktorale në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku punon që prej vitit 2005-së. Gjatë kësaj kohe kur ka ushtruar lektorimin universitar, ka mbuluar disa disiplina si, teoritë e komunikimit, teoritë mbi hapësirën publike dhe angazhimin komunitar, teoritë e marrëdhënieve me publikun, dhe modelet menaxheriale tek mediat e reja. Është pjesë prej disa vitesh, rregullisht, në studimet dhe konferencat shkencore të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, duke ofruar ekspertizën e tij në fazën konceptuese të këtyre projekteve. Lektor Ervin Goci lëvrimin teorik e ka zgjatuar dhe përtej katedrës universitare, duke mbuluar një rubrikë javore për cështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes mediave dhe teknologjive bashkëkohore, editimi dhe prodhimi i lajmit në kohën e algoritmeve, ndërtimi i opinionit publike në dinamikat e rrjeteve sociale, në televizionin publik kombëtar. Përtej projekteve universitare z.Goci angazhohet rregullisht në disa projekte kërkimore në partneritet me organizata të fokusuara në cështje me sensibilitet publik si ambjenti, të drejtat e njeriut, statusi profesional i gazetarëve, duke ofruar ekspertizën e tij në moderimin e komunikimit publik të këtyre agjencive.